KAZAZI MEAT
Kompania e përpunimit të mishit.
1992, ishte viti që i jep mundësine e vetëpunësimit të dy vëllezërve Kazazi, në një iniciativë përsonale të kenë dyqanin e tyre të parë privat për tregëtimin e mishit. Viti 2007 krijon kompaninë KAZAZI MEAT sh.p.k, me thertoren, fabrikën e përpunimit të mishit dhe të rrjetit të shpërndarjes. Eksperienca 25 vjeçare, viti 2018 e gjenë këtë kompani me profesionistë dhe vizionar, me investime më të mëdha, me një fabrikë totalisht të re 4000 m2 sipërfaqe godine, me makineritë më të fundit të standarteve europiane të përpunimit të mishit dhe sallamit, gjithçka e projektuar dhe realizuar nga vetë gjermanët.
KAZAZI FARM, tjetër investim i ri dhe modern në Dushk, Lushnje, me nje kapacitet prej 1000 krerë viça. Thertorja me një ritual islamik, me mishin “HALLALL”. Rrjet i gjerë i shpërndarjes së mishit dhe produkteve të sallamit në shqipëri. Markete për shitje me pakicë. Sot kompania numëron mbi 100 punonjës të kualifikuar dhe me eksperiencë. KAZAZI MEAT sh.p.k punon shumë për të qenë lider në tregun shqiptarë, me cilësinë dhe kualitetin e produkteve që ajo ofron.